November 25, 2024

PD-LSI marrin vendimin e papritur pas mosbindjes civile, rikthehen në Kuvend

Edhe pse ka thirrur në mosbindje civile qytetarët, opozita ka vendosur që krahas protestave të jetë edhe në parlament ndryshe nga java e kaluar kur bojkotoi seancen. Grupi parlamentar i demokratëve dhe i LSI, ne takimin e sotem, vendosi të mos bojkotojë punimet e seancës plenare të së enjtes, ndonëse prej disa ditësh asnjë prej deputetëve demokratë nuk ka qënë i pranishëm në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

I njëjti vendim mesohet se eshte mbeshtetur nga LSI, ku të vetmit opozitarë në mbledhjet e komisioneve kanë qenë deputetët e LSI-së.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të demokratëve mësohet se Basha u ka kërkuar deputetëve të qëndrojnë në mbrojtje të kauzave të opozitës për lirimin e të arrestuarve që protestuan në Rrugën e Kombit, heqjen e tarifës për këtë aks rrugor, si dhe heqjen e TVSH-së për biznesin e vogël.

Seanca plenare pritet të sjelle debate të nxehta edhe sa i përket rrëzimit nga ana e Byrosë së Kuvendit të kërkesës së LSI-së për përjashtimin e Kryeministrit e cila akuzoi Ramen se ne punimet e parlamentit ka bere përdorimin e fjalorit fyes në seancë plenare.

Me qellim percaktimin e së përbashkët opozitare për seancën plenare të së enjtes, më herët kreu i demokratëve Basha dhe ajo e LSI-së, Kryemadhi u takuan në selinë blu.
Mesohet se deputetet e opozites do te protestojne ne Kuvend duke kerkuar heqjen e takses ne rrugen e kombit dhe lirimin e qytetareve nga Kukesi te arrestuar pas protestes se 31 marsit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com