Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka folur publikisht për çrregullimet e saj mendore, sepse vuan nga bipolariteti. Mariah ka treguar për revistën ‘People’ se gjithmonë ka jetuar me frikë se dikush mund ta zbulonte dhe vetëm në vitin 2001 e kuptoi që kjo gjë po e shkatërronte dhe vendosi të merrte trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Brave: Mariah Carey has bravely spoken about her battle with bipolar disorder for the first time, detailing how she was in denial following her diagnosis in 2001.
Këngëtarja vuan nga shkalla e dytë e bipolaritetit. Ky çrregullim mendor zgjat fazat e depresionit si dhe shkakton nervozizëm, pagjumësi dhe hiperaktivitet. Megjithatë Carey ka thënë se ndihet shumë pozitive për të ardhmen duke qenë se tani po merr trajtimin e duhur. “Tani po marr medikamente që duken shumë të mira. Nuk më bëjnë të ndihem e lodhur apo e ngadaltë. Duke gjetur balancën e duhur është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëj”, – ka thënë ajo. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve binjakë 6-vjeçar dhe ka një karrierë shumë të suksesshme ndërkombëtare në muzikë.