Kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e Milo Gjukanoviç për zgjedhjet e së dielës që do të zhvillohen në Malin e Zi.
I pyetur nga disa media, Basha, deklaroi mbështetjen për presidentin Gjukanovic dhe perspektiven euroatlantike të Malit të Zi.
“Zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi janë një ngjarje e rëndësishme për zhvillimet politike në fqinjin tonë verior, por dhe me ndikim në zhvillimet e rajonit drejt perspektives euroatlantike të tij.
Dy alternativat janë të qarta, njëra në fuqizimin e rrugës euroatlantike të Malit të Zi dhe tjetra që thërret për të kundërtën.
Vlerësoj kandidaturën dhe personalitetin e Milo Gjukanovic si alternativa e provuar dhe në mbështetje të orientimit perëndimor të Malit të Zi.
Gjithashtu z. Gjukanovic ka një rekord të mirë bashkëpunimi me faktorin shqiptar në Mal të Zi.
Shqiptaret i janë mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë popullsisë kosovare gjatë luftës në Kosovës.
Milo Gjukanovic ka një kontribut thelbësor në fuqizimin e zhvillimin e linjës proeuropiane dhe, gjithashtu, në realizimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Kjo bën padyshim Malin e Zi dhe Milo Gjukanovic një partner të afërt me të gjithë faktorët ballkanikë, që projektojnë dhe punojnë për Ballkanin e vlerave Euroatlantike.
Për këto arsye PD dhe unë mbështesim plotësisht kandidaturën e tij dhe shprehim gjithashtu besimin se, si president, Gjukanovic do të jete një shtysë pozitive që faktori shqiptar në Mal të Zi të jetë pjesë e qenësishme e respektuar dhe funksionale në zhvillimet politke dhe shtetërore, si një hap i sigurtë për të realizuar aspiratat e tyre për integrim dhe prosperitet demokratik të popullësisë shqiptare në Mal të Zi”, tha Basha.