November 26, 2024

Ambasadori Lu reagon ndaj letrës së Llallës/ Gënjeshtër, ofendim për Presidentin Meta…

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar lidhur me letrën që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka dërguar kongresit amerikan, e cila është publikuar sot. Në letër, Llalla pretendon se Ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e ish-Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, sot President i republikës. Lu në reagimin e tij për News 24, thotë se Llalla ka gënjyer.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar.

Ambasadori Donald Lu

Facebook Comments

MineralHygienics.com