Bayern Munchen luajti në “Allianz Arena” me Sevillan aktin e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, njofton.
Takimi i parë i luajtur në Spanjë kishte përfunduar me fitoren 2-1 të bavarezëve, të cilët në fushën e tyre e ruajtën me fanatizëm këtë rezultat.
Sfida e kthimit nuk pati gola, por mjaftoi për Bayern Munchen që të kualifikohet në gjysmëfinalet e Championsit.
Sevilla largohet me kokën lart, pasi kishte eliminuar Manchester United, por që ndaj gjermanëve nuk mundi dot të përsëritë surprizën.