November 23, 2024

Fund dramatik në ‘Bernabeu’, Reali në gjysmëfinale mes polemikave

Real Madridi luajti në “Santiago Bernabeu” ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Juventusit, shkruan.

Për pak sa nuk ndodhi mrekullia, ku Juventusi shkoi në avantazhin 3-0, por një gol në fund me penallti i Ronaldos i dha kualifikimin madrilenëve.

Që në minutën e dytë zhbllokohet rezultati. Mario Mandzukic kalon Juventusin në avantazh, duke rihapur çështjen e kualifikimit.

Në minutën e 12-të shënon Isco për Realin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

Juventusi shtang “Bernabeun” përsëri në të 37’. Sërish sulmuesi kroat Mandzukic shënon në portën e spanjollëve dhe 2-0.

Me avantazhin e dyfishtë të italianëve mbyllet pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë kampionët e Italisë realizojnë edhe golin e tretë, duke barazuar rezultatin  përgjithshëm në 3-3.

Për 3-0 shënoi Matuidi në të 61’.

Në fund një penallti e kontestuar për Realin, Buffon ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa Ronaldo shënon përballë Sheznit dhe me rezultatin 3-1 kualifikohet skuadra e Zidanes.

Goli i Mandzukic

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com