November 26, 2024

Qeveria cakton Drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar

Qeveria ka miratuar sot drejtorin e Teatrit Kombëtar. Emërimi i drejtorit vjen në një kohë kur artistët dhe aktorët po kundërshtojnë prej disa javësh projektin e qeverisë për prishjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një godine të re.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që edhe për 4 vitet e ardhme, TK të drejtohet nga Hervin Çuli, ndërsa në garë ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

V E N D i M

PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në bështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të  ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com