Familja e Ilda Bejlerit është dënuar në kohën e komunizmit për shkak të origjinës së tyre.
Me anë të disa postimeve në Instagram Ilda ka rrëfyer se gjyshi i saj është dënuar dhe burgosur vetëm për faktin se ishte gjakovar.
Në Instagram ajo postoi disa video të emisionit “Opinion”, i cili trajtoi si temë mbrëmjen e së hënës, “Fëmijët e diktaturës”.
“Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim.
Pas rënies së bustit, pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një ‘letre’, që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova.
Mizori ajo që Hitleri bëri kundër hebrenjve, por akoma më e frikshme ajo që kanë bërë shqiptarët për shqiptarët.
Si sot, 27 vite më parë gjyshi im doli nga burgi famëkeq i Qafës së Barit… Ishte koha kur dënoheshe se ishe gjakovar!”- shkruan Ilda Bejleri duke ndarë për herë të para historinë e saj të trishtë.