Dita e djeshme për këngëtaren Xhensila Myrtezaj ka nisur plot me surpriza duke u ndier si princeshë në ditëlindjen e saj.
Pas surprizës së përgatitur nga bashkëshorti, aktori i humorit Bes Kallaku, i cili e kishte kthyer shtëpinë e tyre në një ambient përrallash, festa për ditëlindjen e këngëtares po vazhdon edhe në këto momente në praninë e miqve dhe familjarëve të ftuar.
Çifti ka publikuar në rrjetet sociale video dhe foto nga brenda ambienteve ku po zhvillohet festa.
Ajo që ra në sy ishte kërcimi i çiftit gjatë të cilit Besi i puth barkun e rrumbullakosur Xhensilës, një gjest ky mjaft emocionues. Dyshja e artistëve së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.