November 25, 2024

Vasili: Pse nuk reagon Vlahutin për rrëmbimet e kuksianeve

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, përmes një komenti në rrjetet sociale, i ka kërkuar BE-së, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit, të reagojnë lidhur me rrëmbimet që policia i ka bërë natën qytetarëve kuksiane, pas protestës së 31 marsit në Kalimash.

“Banditët e shtetit kanë emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turpërisht hesht dhe ligjëron dhunimin e ligjit.Tashmë kjo prokurori është përfundimisht zyrë shërbëtorë të pështirë të kryeministrit.

Po pse hesht Komiteti i Helsinkit në Tiranë kush ja ka mbyllur gojën përpara kësaj shkeljeje të tmerrshme të të drejtave të njeriut.

Po Avokati i Popullit pse hesht dhe nuk e kërkon me forcë që ky dhunim publik alla Sigurimi i shtetit të dënohet nga drejtësia shqiptare.

Ndërsa BE në Tiranë që gjithnjë kujdeset fort për të drejtat më periferike të njeriut,në këtë rast e ka qepur gojën dhe s’thotë asnjë gjysëm fjale për këtë të drejtë themelore,për këtë dhunim të qytetareve, që është turpi dhe faji më i rëndë i qeverisë”, u shpreh Vasili.

Komenti i Petrit Vasilit

Qytetaret kukesiane u rrembyen naten nga policia, pse hesht Kom.Helsinkit,Avokati i Popullit dhe vecanerisht BE ne Tirane???

Qytetaret kukesiane u rrembyen dhe u arrestuan ne mes te nates nga policia duke shkelur cdo ligj dhe cdo te drejte njerezore.

Banditet e shtetit kane emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turperisht hesht dhe ligjeron dhunimin e ligjit.Tashme kjo prokurori eshte perfundimisht zyre sherbetore te peshtire te kryeministrit.

Po pse hesht Komiteti i Helsinkit ne Tirane kush ja ka mbyllur gojen perpara kesaj shkeljeje te tmerrshme te te drejtave te njeriut.

Po Avokati i popullit pse hesht dhe nuk e kerkon me force qe ky dhunim publik alla Sigurimi i shtetit te denohet nga drejtesia shqiptare.

Ndersa BE ne Tirane qe gjithnje kujdeset fort per te drejtat me periferike te njeriut,ne kete rast e ka qepur gojen dhe s’thote as nje gjysem fjale per kete te drejte themelore,per kete dhunim te qytetareve, qe eshte turpi dhe faji me i rende i qeverise.

BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE.

Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon,ndersa kjo BE ne Tirane e pranon,keqardhje e madhe…..zhgenjim i thelle….

Facebook Comments

MineralHygienics.com