November 26, 2024

Putin paralajmëron SHBA-në, Uashingtoni në alarm

Tensionet ne kulm mes Rusise dhe SHBA-se. Pas perplasjes se djeshme ne OKB, ku SHBA e akuzoi Rusine se i ka duart me gjak femijesh ne Siri dhe pak pas paralajmerimeve per sanksione shtese ndaj Rusise, vjen reagimi i forte i Putinit.

Pasi Trump njoftoi se do te kete nje sërë sanksionesh të ashpra, Kremlini i pergjigjet Uashingtonit, duke e paralajmeruar se po vepron në kundërshtim me “çdo gjë dhe gjithçka”.

Rusia lëshoi ​​deklaratën e forte pasi SHBA njoftoi se do te kete masa shtese kundër Vladimir Putinit, ne nje kohe qe Rusia ballafaqohet me polemika në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Moska zyrtare deklaroi: “Kjo është e egër nga pikëpamja e ligjshmërisë dhe shkel çdo gjë dhe gjithçka”.

Kremlini tha se ata ishin duke konsideruar “një larmi opsionesh”, si “kërcënim” ndaj Donald Trump dhe administratës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësi presidencial Dmitri Peskov theksoi: “Ky është një fenomen mjaft i ri dhe ne po shohim ndikim negativ. Natyrisht, duhet kohë për ta analizuar atë, për të kuptuar shkallën e dëmit të vërtetë dhe për të punuar per hapat për të përmirësuar situatën sa më shumë që të jetë e mundur”- tha ai.

Situata tensionohet pak pasi Rusia ballafaqohet me dënimin në Britani të Madhe dhe Siri. Kremlini vazhdon të mohojë se ishte përgjegjës për tentativën e vrasjes së ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury dhe vajzes se tij.

Kremlini akuzohet gjithashtu për një sulm kimik në Siri, i cili la shumë viktima, perfshire femije.

Dje Trump goditi ashper Rusine, me nje shenim ne Twitter: “Shumë të vdekur, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, në sulmin e pamenduar KIMIKAL në Siri. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e Assad. Çmimi i madh për të paguar”- tha ai.

Agjencia e lajmeve TASS e Rusisë tha se Rusia po shqyrtonte një numër përgjigjesh ndaj sanksioneve të reja të SHBA.

Sipas Peskov, “Rusia po e analizon situatën. Interesat e vendit tonë janë parë si të një rëndësie të madhe”- tha ai.

Facebook Comments

MineralHygienics.com