Nis procedimi penal per efektivat e policise qe ushtruan dhune ndaj protestuesve ne rrugen e Kombit. Hetimi ka nisur nga Prokuroria e Kukësit pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës 5 euro. Mesa duket akuzave penale nuk do t’i shpëtojnë as efektivët e policisë së qytetit verior.
Burime pranë Prokurorisë së Kukësit kane thene se në kuadrin e hetimit të nisur pas protestës që precipitoi në veprime të dhunshme po verifikohen të gjitha veprimet e ndërmarra nga ana e policisë.
Procedimi është regjistruar për dyshimet e ngritura per konsumimin e veprës penale të “veprimeve arbitrare”. Sioas prokurorise, mesohet se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për të vërejtur praninë e veprimeve të paligjshme nga ana e ruajtjes së rendit në protestën e 31 Marsit.
Hetimet janë në fazën e verifkimit të urdhërave nga drejtuesit e policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike mbi aktet fizike të efektivëve të policisë gjatë përplasjes me protestuesit.
Pas ngjarjes, Prokuroria e Kukësit lëshoi urdhër ndalime për 36 protestues, nga të cilët u ekzekutuan vetëm 23. Për arsye sigurie dhe për shkak të mungesës së kapaciteteve në Gjykatën e Kukësit, vlerësimi i masave të sigurisë u zhvillua në Gjykatën e Tiranës.
Nga ana tjeter mesohet se kane qene rreth 100 efektive qe jane angazhuar ne ruajtjen e sigurise ne protesten e 31 marsit ne Kalimash.
Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 11 prej tyre. Dy të ndaluar u lanë në “arrest shtëpie” dhe dhjetë të tjerët u liruan nga paraburgimit, pasi për ta u dha masa e “detyrimit për paraqitje”.