November 24, 2024

Eksporti nga minierat llogaritet në 503 milion lekë

Të ardhurat e mbledhura si rentë minerare në buxhetin e shtetit nga eksporti i mineraleve rezultojnë 25 milionë lekë më të ulëta gjatë 2-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, shkak është bërë rënia e çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Por në sasi referuar të hënave rezulton se Shqipëria ka eksportuar rreth 10 mijë ton minerale gjatë kësaj periudhe më shumë se sa në 2-mujorin e 2017-s.

Ndërsa të ardhurat nga renta minerare, në eksport janë realizuar në vlerën 503 milion lekë, me një rritje 14.8% ose 65 milion lekë më shumë krahasuar me 2-mujorin e vitit 2017.

Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur me 53 milion lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së importuar, me rreth 17 mijë ton dhe janë rritur me 30 milion lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare krahasuar me shkurt 2017. (Tema)

Facebook Comments

MineralHygienics.com