Një burrë është arrestuar nga policia gjermane, pasi u arrit të vërtetohej se ai po planifikonte të kryente një sulm në Berlin.
Sipas gazetës ‘Die Welt’, i arrestuari ishte përgatitur që me anë të një thike buke të sulmonte turmën prej 36 mijë qytetarësh, të cilët mëngjenin e sotëm do të merrnin pjesë në maratonën e vrapit në Berlin.
Policia ka hedhur dyshimet e lidhjes së të arrestuarit me agresorin e një sulmi në një supermarket ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016, ku humbën jetën 24 persona.