November 26, 2024

Basha garanton artistët: Do rrëzojmë projektin sovjetik për Teatrin Kombëtar

Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Një grup artistësh takuan kryetarin e PD-së, Lulzim Basha morën garancinë nga ky i fundit se opozita do të bëjë gjithçka për të ndaluar atë që e quajti projekt korruptiv.

“Me artistët kemi diskutuar për një sërë çështjesh. Afera e teatrit Kombëtar daton që në kohën e zgjedhjes së Ramës kryeministër. Opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Ky është fillimi i një bashkëpunimi të parë. Teatri nuk do të shembet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar këtë projekt korruptiv.”, tha Basha.

Ai më tej tha se së shpejti do të hartohet një projekt kombëtar për artin dhe kulturën dhe do e dorëzojnë në Parlament

“Nuk do triumfojë projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar. Do bëjmë gjithçka për t’ju kundërvënë projektit politik” nënvizoi Basha.

Aktori Arben Derhemi tha se artistët shqiptarë janë të unifikuar në qëndrimin e tyre për godinën e Teatrit Kombëtar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com