Me pankarta në duar, me trarë të improvizuar një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile po marshojnë drejt kryeministrisë.
Ata protestojnë kundër arrogancës, dhunës dhe koncesioneve, protesta u thirr në rrjetet sociale shoqëruar me një poster dhe një mesazh Kryeministri Rama, pas rrugës Durrës-Kukës ka njoftuar vendimin se të japë me konçesion edhe akset e tjera rrugore.
“Ky nuk është fillimi por vazhdimi i një serie konçesionesh të cilat i vendosin pasuritë, shërbimet dhe pronat publike në funksion të kompanive private duke u garantuar atyre edhe fitimin.
Kur qytetarët me të drejtë reagojnë, si në Kalimash, duke refuzuar këtë politikë ata përballen me gjuhën e arrogancës dhe dhunën policore”, theksuan organizatoret.