Pas tragjedisë së djeshme ku një 3 vjeçar humbi jetën në ambjentet e spitalit të Durrësit, një tjetër foshnje mësohet se është ndarë nga jeta sot në Tiranë.
Sipas policisë, vdekja e foshnjës me iniciale A.I ka ardhur për shkaqe natyrale.
Sakaq materialet e nevojshme i janë dërguar Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet.
Ditën e djeshme një tjetër 3 vjeçar nga Durrësi humbi jetën pasi ishte ndjerë keq në kopësht, ndësa sipas mjekëve ka mbërritur pa shenja jete në ambjentet e spitalit.