“Ne do të bëjmë një këngë bashkë. Kënga do të dojë edhe pak kohë për t’u realizuar por tashmë çdo gjë është në rrugë të mbarë. Ky bashkëpunim ka filluar si diçka miqësore. Gjithmonë them që kjo është kënga më e mirë që kam bërë, por kënga që do të vijë në bashkëpunim me Nimon do të jetë vërtetë shumë e bukur.” – përfundoi Enca.
Edhe vetë Enca e ka lënë të kuptohet se mes tyre ka më tepër se miqësi.
Por më herët në një prej postimeve të tij reperi gjerman ka bërë një deklaratë të pastër adhurimi për Encën.
“Kam takuar një shqiptare, nëse do të mundesha do martohesha me të” është mbishkrimi i Nimos në foon me Encën.