Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Ky ka qene komenti i bere nga ministri i Financave Arben Ahmetaj me ane te nje postimi duke sjelle me kete rast edhe nje tabele krahasuese per kete. Sipas tij jane tejkaluar edhe parashikimet e institucioneve nderkombetare.
Postimi:
Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritshmëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare.
Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%.
Jemi në rrugën e duhur të konsolidimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare.