November 26, 2024

U vdiq fëmija disa orë pas lindjes, çifti mbajti trupin në shtëpi

Një ngjarje horror është zbuluar në SHBA, ku një çift është arrestuar pasi mbajtën për 18 muaj trupin e fëmijës së tyre të vdekur në shtëpi.

Prindërit Jared dhe Sarah Stark, 33 dhe 35 vjeç, të cilët jetonin në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej kohësh luftonin të bëheshin me një fëmijë, aq sa kur ky i fundit nuk ka arritur të jetojë pas lindjes ata nuk kanë mundur të ndahen prej tij.

Sipas mediave vendase, e vërteta e tmerrshme u zbulua më 28 mars, ndërsa çifti ishin bërë me djalë që më 29 tetor të 2016.

Çifti Stark ishin gjithashtu prindër të një fëmije tjetër, shëndeti psikologjik i të cilit nuk dihet pas kësaj traume.

Ata u denoncuan nga fqinjët pas veprimeve të dyshimta që familja kishte bërë kohët e fundit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com