November 26, 2024

Demokratët bllokojnë rrugën, ja ç’bën policia

Prej disa minutash kanë nisur protestat e opozitës, të cilësuar si mosbindje civile. Me qindra protestues kanë bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore. Ndërsa e pazakonta e kësaj proteste është mosprezenca e forcave të policisë.

Ndonëse ditën e djeshme në një deklaratë Policia e Shetit bëri me dije se nuk do e njihte protestën pasi nuk kishte marrë një njoftim ligjor.

Në këto momente në aksin Tiranë Durrës, te mbikalimi i Vorës ndodhen vetëm 2 efektivë të policisë, ndonëse është bllokuar i gjjithë aksi nga qytetarët.

Ndërsa dje u tha për prezencë të forcave të shumta policore, sot policia ka luajtur ‘bllofin’ dhe ka preferuar të mos jetë e pranishme.

Nuk dihet nesë ky është një qëndrim inferior i policisë për protestën, që nuk e njohu apo mos ndoshta më vonë do të ketë një ndërhyrje në protestë nga ana e policisë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com