November 25, 2024

Rama kërkon falje në Kuvend, heq nga fjalori akuzën “vandalët e Kukësit”

Ndërsa në katër zona opozita ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në shenjë te mosbindjes civile, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend.

Me tone mjaft të zbutura ai ka folur tashmë për banorë të Kukësit, duke mos përmendur fjalën vandalë të cilën e përdori disa ditë me radhë pas protestës në Kalimash.

Rama ka krkuar falje dhe tha se do të kërkojë sërish falje, ndaj banorëve të Kukësit për faktin se qeveria nuk pati ndjeshmërinë për ti sqaruar banorët.

Kryeministri njoftoi edhe heqjen e perkohshme te pageses per kalimin ne rrugen e Kombit deri ne gjetjen e nje zgjidhje.

“Nuk do të fillojë më pagesa për rrugën Durrës-Kukës, pa zgjidhur problemin e tarifës që do zbatohet për banorët e asaj zone- tha Rama ndërsa pjesa e opozitës në sallën e Kuvendit ishte e boshatisur.

Gjate fjales se tij Rama nuk ka permendur ne asnje moment protesten, arrestimet dhe banoret e Kukesit si dhe demet e shkaktuara nga tubimi kunder tarifes se kalimit ne rrugen e Kombit.

Po keshtu Rama tha se qeveria eshte ne kerkim te nje zgjidhje me kocnesionarin dhe ekspertet nderkombetare pasi theksoi se rruga e Kombit nuk ka te ardhme nese nuk mirembahet.

Facebook Comments

MineralHygienics.com