Futbollisti i Vllaznisë, Renato Malotaj është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës. ABC News raporton se Malotaj ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsimin e pronave në Lezhë, për të njëjtën çështje për të cilën akuzohet edhe kryebashkiaku dhe nënkryetari i Bashkisë së Lezhës.
Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se futbollisti Renato Malotaj ka regjistruar 3300 metër katrorë tokë në Shëngjin.
Futbollisti i Vllaznisë ka qenë në kërkim që prej 16 Marsit, kur policia ekzekutoi urdhër-arrestet për 22 persona në kuadër të operacionit “Ranishtja 4” për abuzimin me tokat në bregdet.