Mësohet se kryesia e PD ka vendosur që nesër, 5 prill (e enjte) të bllokojë gjithë autostradën Tiranë-Durrës nga ora 9:00-10:00.
Për ketë, i është kërkuar prani e madhe përfaqësimi të gjitha degëve të PD Tiranë. Basha ka udhëzuar organizatorët demokratë të marrin masa për pjesëmarrje masive. Kujtojmë se autostrada Tiranë-Durrës është nyja qarkulluese e Shqipërisë.
Një plan bllokimi ka edhe për disa akse të rëndësishme si ai Fushë-Krujë dhe aksi Lushnje -Fier.
Basha ka porositur krerët e PD të nxisin qytetarët për mosbindje civile, ku përfshihet edhe mospagimi i taksave.