Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh para se të nisesh për një udhëtim është të kujtohesh të marrësh pasaportën me vete dhe kur e harron…epo dukesh si një klloun i vërtetë, të paktën kështu ka ndodhur me Dua-n.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare vetëm pak minuta më parë na tregoi nëpërmjet një postimi në Instagram se ishte nisur për në Paris dhe sapo mbërriti në aeroport u kujtua se nuk kishte pasaportën me vete.
Ndërkohë ajo po pret e turpëruar dhe në siklet që dikush t’ia sjellë. Në historinë e Instagram-it, 22-vjecarja u shpreh se e ndjeu veten si një budallaqe rreth kësaj situate ndërkohë që na shfaq një fytyrë kllouni.