November 26, 2024

Robert Ndrenika “godet” ashpër Ramën

Protesta e artistëve për Teatrin Kombëtar vijon ende edhe pse qeveria ka shpallur planin për godinën e re që do ngrihet mbi perimetrin ku shtrihen aktualisht teatrot, si ai kombëtar si ai eksperimental.

Aktori i madh Robert Ndrenika nuk ka munguar as kësaj radhe me nje mesazh tejet theres per kryeministrin Rama.

Ai donte të bënte një P…, me një çiban në kokë, më ’97. Tani do të na nxjerrë ca çibanë, por jo këtu në kokë, por rreth e rrotull nëpër trup. Unë jam kundër PPPsë, jam i mendimit dhe kam qenë që Teatrin Kombëtar, shtetëror, duhet ta bëjë shteti, e ka për detyrë ta bëjë shteti.

Në këtë drejtim i bëj thirrje edhe presidentit të Republikës të prononcohet në këtë pikë: duhet ta bëjë shteti Teatrin Kombëtar apo jo? Ndërsa PPP-ja po të ketë dëshirë le të bëjë teatro private sa të dojë. Tani, ç’mendje kam? E kam parë këto ditë me vëmendje dhe këtë sallë, dhe Eksperimentalin. Kjo që u lye e u mirëmbajt, siç e kemi thënë të gjithë, kjo rron. Por edhe për Kombëtarin, që nuk është vënë asnjë gozhdë gjatë këtyre 27 vjetëve, unë ju siguroj dhe kjo mund të qëndrojë dhe 70 vjet të tjera, pa vënë asnjë gozhdë.

Kam mendimin që ne të presim, se edhe një vit apo dy ne nuk e heqim dot, por ai do të largohet vetë dikur…Ai do të të PPP… se s’ka nga shkon. Ne të presim dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu. Dhe mbasi Kryeministri të PPP-jë…, ne të vazhdojmë të bëjmë teatër e të zgjedhim rrugën tonë. Të paktën, të na lërë të qetë

Facebook Comments

MineralHygienics.com