Kancelari i Gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi, ne nje deklarate për mediat se seanca gjyqësore për të ndaluarit pas dhunës së regjistruar gjatë protestës në Rrugën e Kombit, do të zhvillohet mëngjesin e nesërm. Sipas tij, në dosjen e përcjellë nga Pokuroria për Gjykatën e Kukësit rezultojnë 23 persona të regjistruar, që priten të njihen me masën e sigurisë.
Zyrtari i gjykates u pyet ne lidhje me ate cfare ka kerkuar prokuroria dhe cfare vendimi apo qendrimi do te jape gjykata. Ne lidhje me kete pyetje per lirimin ose jo te personave te arrestuar, kancelari i gjykates tha se togat e zeza do te vendosin te merkuren dhe do te shprehen vetem me vendim.
“Kërkesa nga organi i akuzës u paraqit në orën 9:45. Gjyqtarja e gatshme ka vendosur që seanca gjyqësore të zhvillohet nesër në orën 9:00 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës”, tha kancelari i cili me pas iu pergjigj edhe interesit te medias:
Shikim Korbi: “Infrastruktura e Gjykatës nuk e lejon që të 23 të paraqiten në sallë, por megjithatë do të shohim mundësitë me aq sa kemi, që seanca të zhvillohet brenda atyre kushteve që kemi”.
Shikim Korbi: “Për të gjithë njëherësh ka mundësi të zhvillohet megjithëse, salla është e vogël e pamjaftueshme, gjithsesi ne do të insistojmë që të jenë të 23. Akuza për të cilën ka sjellë prokuroria në gjykatë është kundërshtimi i forcave të policisë dhe shkatërrimi i pronës”.
Shikim Korbi: “Gjykata ka afat. Nga momenti i paraqitjes së kërkesës deri në dhënien e vendimit ka 48 orë. Që do të thotë se nga dita e sotme, ora 9 e 45, deri ditën e pasnesërme në orën 9 e 45 ka të drejtë të shqyrtojë këto kërkesa. Pra jemi brenda afatit ligjor”