November 25, 2024

PD/Diskutime për mosbindje civile: Qytetarët mos paguajnë taksat e rritura

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që po zhvillohet në selinë blu, njëra prej temave të diskutimit është edhe nisja e protestave kundër taksave të larta dhe kundër sundimit ngarkrimi.

Burimeve të ABC News thonë se po diskutohet që qytetarëve t’u bëhet thirrje për mosbindje civile, për të mos paguar taksat e rritura të pronës, dritave, ujit, e të Rrugës së Kombit.

Në mbledhjen e demokratëve do të vendoset për datën se kur do të mbahen protestat popullore. Plani i Partisë Demokratike për nisjen e protestave vjen pas përleshjeve që ndodhën në Rrugën e Kombit për të kundërshtuar tarifën 5 Euro.

Më shumë 23 qytetarë nga Kukësi janë arrestuar nga policia dhe po mbahen në paraburgimet e Tiranës. Përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës po protestojnë prej dy ditësh qytetarë nga Kukësi, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. Këtë protestë të tyre e kanë mbështetur edhe deputetë demokratë. /tvklan.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com