November 25, 2024

Kryemadhi: Do kërkojmë përjashtimin e Edi Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për media ka njoftuar se opozita do të kërkojë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti.

Kryemadhi tha se me veprimet e tij, Rama ka fyer rëndë vëllezërit kosovarë. Sakaq, kryetarja e LSI-së tha se opozita po monitoron situatën minutë pas minute dhe i bëri thirrje policisë e prokurorisë të tregohen të kujdesshme në veprimet e tyre.

Fjala e Kryemadhit:

LSI është me qytetarët e Kukësit dhe do t’i mbështesë ata në çdo përpjekje që bëjnë. Edi Rama dhe oborri i tij arrogant nuk e kuptojnë që shqiptarët janë ngritur kundër sistemit të tij skllavërues bashkë me bandat që i sollën në pushtet. Ai i trajton kosovarët si klientë të oligarkëve të tij. Me distancohemi dhe dënojmë përçmimin që bëri ndaj vëllezërve kosovarë.

Ne do të kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga Parlamenti. I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre. Mos merrni në mbrojtje provokatorët dhe iniciatorët e dërguar nga Edi Rama.

Ne po ndjekim minutë pas minute situatën. Parësore është gjendja dhe trajtimi i të ndaluarve që mbahen në qelitë e komisariatëve. Protesta është e qytetarëve, është protestë që duhet të vazhdojë. Askush nuk mund t’ua cënojë këtë të drejtë për të protestuar, as ai që mendon se i ka të gjitha pushtetet e tij.

Facebook Comments

MineralHygienics.com