Ai ka qenë shpeshherë i përfolur për mënyrën sesi i mbante flokët sesi vishej dhe më vonë edhe për fitimin e kileve.
Ka qenë Dojna Mema që i ka lexuar në studio Ledionit një koment të fansave për peshën e tij.
“Ledio, është mirë të dobësohesh pak…” – shkruante një komentuese në Instagram.
Por Ledioni nuk ia përtoi përgjigjen, duke e sqaruar edhe për shkurtimin e emrit të tij:
“E para, një herë, më mëso emrin. Unë nuk jam Ledio, por jam Liu. Pastaj, kur paske mësuar të lexosh komentet negative? Nuk dua më komente nga Instagrami” – tha moderatori.
“Edhe për mua kanë shkruar ‘akoma nuk është martuar kjo?’”- tha Dojna.
“E pra, na ngele në derë” – ia ktheu Ledioni me humor.