Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka falënderuar të dielën presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në kongresin e rregullt të partisë në pushtet AKP, në provincën jugore dhe kufitare Hatay, president turk kë deklaruar se operacioni kundër Lëvizjes Gyleniste në Kosovë nuk ka qenë as i pari dhe nuk do të jetë as i fundit, njofton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
“Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’. Largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Ata bënë detyrën e tyre”, ka thënë Erdogan.
Të enjten në Kosovë janë arrestuar dhe më pas deportuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej të dëbuarve ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.