November 26, 2024

Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk vij pa liruar të arrestuarit

Kryetari i Bashkisë së Kukësit nuk shkoi sot në takim me kryeministrin Edi Rama, për negocim mbi tarifën e rrugës së Kombit. Sipas Bashkim Shehut, ky takim nuk mund të realizohet pa u liruar qytetarët kuksianë, të ndaluar pas protestës.

Diten e hene, Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu i ka qëndruar besnik deklaratës së tij për të mos takuar kryeministrin Rama, takim i cili sipas ftesës së Ramës do të zhvillohej këtë të hënë.

Anullimi i takimit lidhet me mos përmbushjen nga Kryeministri të kushtit të vendosur nga Shehu për lirimin e qytetarëve të ndaluar të dielën.

Këtë kusht Bashkim Shehu e vendosi të panegociueshem e duke qëndruar në krah të qytetarëve.

Në deklaratën gjatë takimit me familjarët e të shoqëruarve, Kryebashkiaku i Kukësit tha se lirimi i menjëhershëm i të shoqëruarve është kusht i panegociueshëm.

Sipas tij në një kohë kur drejtohet publikisht për bisedime e negociata, Kryeministri arreston qytetarët gjatë natës dhe mëngjesit duke minuar çdo lloj diskutimi që mund të bëhej në vijim rreth kushteve të kontratës koncesionare apo heqjes së saj për banorët e Kukësit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com