November 25, 2024

Basha paralajmëron Ramën nga Shkodra: Revolta që nisi në Kukës s’do të ndalet

Nga Shkodra ku ndodhej për të përkujtuar 4 heronjtë e 2 prillit, kreu i PD Lulzim Basha paralajëmori Kryeministrin Edi Rama se ajo që nisi në Kukës.

“Ky është muaji, kur maska e Edi Ramës ka rënë para çdo shqiptari, taksa e Rrugës së Kombit, TVSH-ja për bizneset e vogla, taksa e rritur e banesave, faturat e rritura të ujit dhe të dritave, përjashtimi i mijëra familjeve nga ndihma ekonomike, janë aktet e fundit të një grabitqari dhe mashtruesi që pasi e vjedh e përbuz dhe tallet me popullin e tij.

Por unë i them sot nga Shkodra se i ka bërë hesapet gabim. I them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndalur derisa tirania e krimit të rrëzohet”-tha Basha.

Facebook Comments

MineralHygienics.com