Nëse deri më parë tema tabu si seksi, zbulimi i erosit apo çështjet në çift diskutoheshin me zë të ulët, sot mjafton një click dhe informacioni vjen tek ju.
Gjeniu Zuckeberg ka zbuluar sekretin e lidhjes të tij të lumtur me Priscilla Chan, me të cilën është njohur që në Harvard dhe ka dy fëmijë.
‘Kujtimi im më i bukur nga Harvard është të takoja Priscill-ën. Jemi takuar pak kohë pasi unë kisha krijuat Facemash. Shpeshherë mendoj që Facemash është një ndër gjërat më të mira që kam bërë në jetë, pasi falë tij njoha njeriun më të rëndësishëm të jetës time.”
Nëse jeni duke pyetur, se si ja kanë bërë ta mbanin gjallë ndjenjën për njëri-tjetrin përgjatë 14 viteve, sidomos gjatë vitit 2004 kur ai po nndërtonte platformën Facebook, Mark ju zbulon sekretin e tij.
‘’Që në fillimet Priscilla më kërkoi të bënim një pakt sipas të cilit duhej të gjenim një minimum prej 100 minutash në javë për t’i kaluar vetëm, në rutinën tonë të zakonshme. Plus kësaj duhej të kalonim disa orë vecmas nga njëri-tjetri.’’ Pavarësisht se mund të keni dyshimet tuaja për këtë praktikë, çifti vazhdon të ndjekë këto rutina edhe sot dhe të jenë të lumtur.