November 25, 2024

Erdogan krenar me deportimin e 6 turqve nga Kosova: Do t’i ndjekim kudo që janë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate.

 

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdoğan. /AnadolyAgency.

Facebook Comments

MineralHygienics.com