Shqiptarët njihen për temperamentin e tyre shpërthyes, ku për të nisur një sherr masiv shpeshherë mjafton edhe një shikim më shumë se 1 sekondë.
Kështu, në koncertin e këngëtares shqiptare Dhurata Dora, i cili mbahej në një nga klubet e Gjermanisë, disa djem pjesë nga publiku kanë nisur përleshjen.
Ngjarja thuhet se ka rreth dy javë që ka ndodhur por vetëm mbrëmë janë siguruar pamjet e këtij sherri aspak të hijshëm.
Dhurata fillimisht është përpjekur ta injorojë sherrin duke kënduar, por situata ka eskaluar dhe është dashur ndërhyrja e sigurimit që gjithçka të mbyllej pa ndonjë fatalitet.