November 25, 2024

Alfred Peza për Adriatik Llallën: Ka një dosje amerikane dhe një gjermane

Ish gazetari dhe ish-deputeti i PS, Alfred Peza deklaroi sot nje informacion te bujshem kur tha se ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili po hetohet sipas burimeve per korrupsion, në studion e emisionit “Opinion”, u shpreh se Prokuroria e Durrësit ka ngritur tre akuza. Ai ka një dosje amerikane dhe një gjermane, për arsye edhe të jetësës në Gjermani.

Sipas informacioneve, Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash dhe ai do të hetohet nga kryetarja e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela.

Kjo e fundit ka kërkuar menjëherë informacione nga disa institucione sa i takon akuzës ndaj Llallës, ku midis të tjerash mund të përmendim Hipotekën, Tatimet, zyrat noteriale e ato të vlerësimit të pasurive të patundshme dhe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), i cili ende nuk ka dërguar pasurinë e Adriatik Llallës që nga koha që ai mori drejtimin e organit të akuzës.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com