November 25, 2024

Kim Jong pranon të heqë dorë nga armët nukleare

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un ka qëndruar në një vizitë jo zyrtare në Kinë, duke shënuar vizitën e parë jashtë shtetit që prej kur ka marrë pushtetin në vitin 2011.

Autoritetet kineze kanë pohuar se kanë marrë një premtim nga ana e liderit koreano-verior- se Koreja Veriore do të nuk do të përdorë më armët nukleare.

Përderisa në këtë takim po ashtu Kina u zotua që ta mbajë miqësinë me vendin e izoluar.

Pekini tradicionalisht ka qenë aleati më i afërt i Koresë Veriore, mirëpo marrëdhëniet ishin zbehur paksa me përdorimin e armëve nukleare nga Koreja Veriore, që gjë bëri që Kina të ofrojë mbështetje për sanksionet e vëna nga OKB ndaj diktaturës së Kim Jong Un.

Agjencitë kineze të lajmeve citojnë Kim të ketë thënë se situata në gadishullin korean po shkon drejt përmirësimit.

Ky takim po shihet si një përgatitje për disa takime të tjera të Kim Jong Un me liderët botërorë më të fuqishëm

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com