November 26, 2024

Ja kush është gruaja që do hetojë policet e inkriminuar

Nje grua eshte emeruar drejtoreshe e pergjithshme e SHCBA, struktura e cila heton efektivat e policise se shtetit te implikuar ne veprimtari kriminale dhe ne shkelje te ligjit.

Emërohet Drejtori i SHÇBA dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB

Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Ministrit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 mars 2018. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Që prej Tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Znj.Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.
http://shcba.gov.al/index.php/drejtuesi-i-institucionit

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar z.Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.
http://www.mb.gov.al/al/ministria/kontakt

Facebook Comments

MineralHygienics.com