Ata qe i shpetojne vettingut me ane te doreheqjes, nuk i shpetojne dot hetimit. Kjo praktike e ndjekur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit per gjyqtaret e larguar me deshire nga sistemi, eshte vene ne zbatim edhe ne rastin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. KPK njoftoi diten e sotme se i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Durrësit në 15 Mars dokumentat e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën.
“Ju vëmë në dijeni se dosja e këtij subjekti, pas përfundimit të procedurave nga ana e KPK-së, i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 15 Mars 2018, pas kërkesës nga ana e këtij organi”– njofton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit .
KPK ka ndërprerë Vettingun për ish kreun e akuzës, pas dorëheqjes. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ai do të hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.
Hetuesve do tu vihen deklaratat e pasurisë së Adriatik Llallës të bëra ndër vite, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Gjithashtu kartelat e pasurive të paluajtshme që ai ka deklaruar në Hipoteka dhe të gjitha transaksionet që janë kryer me këto pasuri.