E komentuar për jetën që bën, lookun që e ndryshon herë pas here, trupin, por edhe për detaje të jetës private, por Morena Tarakun këtë herë fansat e kanë acaruar keq.
Siç dihet, këngëtarja ka vetëm njërin nga prindërit, babain, ndërsa nënën e ka humbur. Megjithatë ajo shpeshhere poston dedikime të ndjera për të. Mirëpo duket se jo të gjithë janë të informuar për këtë detaj.