Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në intervistën e fundit të realizuar.
Ajo tha se kënga është realizuar, ndërkaq xhirimet e klipit pritet të fillojnë së shpejti. Nora këtë vit e ka nisur me shumë angazhime për sa u përket turneve dhe këngëve të reja.
Gjithashtu po ia del mbarë të kalojë kohë me vajzën e saj Renee, por duke qenë se edhe Roberti po këndon po u bie shumë pak të kalojnë kohë së bashku.
E pyetur se për çfarë arsye do të ndahej nga ai, Nora tha se nëse Roberti do ta tradhtonte nuk do ia falte kurrë.