Një grua e suksesshme në biznes, i ka gjithmonë idetë e qarta! Jo rastësisht ajo është sot një nga emrat më influent në botën e fashion-it. Victoria Beckham përveçse drejton shtëpinë e modës me emrin e saj, e cila qarkullon miliona euro fitime çdo vit, ajo është e veçantë edhe për stilin që përcjell në çdo hap që hedh. Sepse kudo ku ajo shkon, paparacët janë pas saj! Është elegante dhe plot stil!
Këtë herë, lajmi qëndron në idenë e re që ajo ka përfshirë në koleksionin e fundit VBSS2018-të. Bëhet fjalë për pantoflat me shkëlqim, që vijnë në nuanca të ndezura, nga ato argjendi, tek e kuqja, apo violet, por që veçantia e kësaj linje ëshë pikërisht emri me të cilin Viki ka zgjedhur ta quajë këtë new brand. Ka emrin e më të voglës dhe më të dashurës në familjen e madhe Beckham. Tashmë, Harper do të jetë edhe një brand name, me pantoflat e reja me xixa e dizajn unik, të cilat janë preferuar shumë nga të gjitha gratë.
Nga pasarela ku u shfaqën për të parën herë, tanimë ato janë në çdo pikë shitje të atelieve dhe dyqaneve të Victoria Beckham kudo në botë. Madje, për ata që duan një gjetje më praktike, mund t’i blini ato edhe online.