November 25, 2024

Dhurata Çupi: Taksa e banesës, një zhvatje qeveritare për shqiptarët

Inisiativa më e fundit qeveritare për të shtuar edhe një taksë të re për shqiptarët ka sjellë reagimin e deputetes së Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës Dhurata Çupi. Ajo në një shënim të sajin në rrjetet sociale e vlerëson taksen e re të pronës, banesës, një tjetër shtrëngim litari në fytin e shqiptarëve. Por edhe sa frymë ka mbetur?? shtron pyetjen deputetja.

E vetmja fushë që kjo qeveri mund të duartrokitet në raport me “reformat” e që ka pësuar RRITJE janë taksat ndaj shqiptarëve. Dukshëm plani i Edi Ramës në qeverisjen e vendit është vjelja(zhvatja) e cdo qindarke të mbetur në xhepat e shqiptarëve, të varfëruar ndjeshëm këto 5 vite, shkruan Çupi

Ja shenimi i plote i Çupit në facebook: Duke filluar nga 1 prilli, fiks një dhuratë për festën e Pashkëve, qeveria vendos taksën ndaj pronës, (banesës).  Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, atij të ujit, e taksave të tjera nga pushteti vendor i drejtuar nga e majta, kjo qeveri vendos taksimin e pronës. Cfarë do të thotë kjo?.
Në xhepat e shqiptarëve faturohen plot 26 milion euro më shumë , që i shkojnë buxhetit të shtetit për tu përdorur pikërisht për fasada, koncensione e PPP, sigurisht jo për krijimin e vendeve të punës apo mbështetje për familjet e varfëra.
Por çuditë nuk kanë të sosur me këtë qeveri miqsh e shokësh të oborrit, e cila ka menduar që biznesmenët e hoteleve me 5 yje të mos i përfshijë në këtë skemë duke dëshmuar kështu vullnet të hekurt për instalimin e pabarazisë para qytetarëve.
Kësaj qeverie i mjaftojnë shqiptarët ME dhe PA prona që të taksohen, pasi aktualisht nga të dhënat zyrtare rezulton se në 20 objekte vetëm 1 të jetë legalizuar ndërsa 19 të tjera janë në një proces të tillë.
Po ashtu kjo taksë do të aplikohet edhe në ato prona që më së pakti nuk kanë marrë as titullin e pronësisë. Ku po shkohet kështu??

Kjo skemë e rritjes, deri ne dyfishim të taksave, bëri që sot 30 % e familjeve shqiptare të varfërohen ndjeshëm deri në mjerim. Kjo e dhënë e trishtë krijohet edhe për shkak se niveli i pagave në shqipëri është më i ulëti në rajon ndërsa taksat janë në anën tjetër të kurbës dukë u taksuar më shumë. Për këtë i referohem një studimi mbi nivelin e taksimit të shqiptarëve rezulton se këto taksa janë të pabarabarta dhe regresive.
Në këto kushte, pas taksës së pronës, nuk ka mbetur më tjetër opsion për ti lodhur e dërrmuar më tej shqiptarët. Ndoshta do mendojë tashmë ndonjë taksë për diellin, ajrin e ndotur që thithim cdo ditë apo edhe për varrezat.

Facebook Comments

MineralHygienics.com