Ditën e sotme seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë po shoqërohet me debate të ashpra në lidhje me taksën e Rrugës së Kombit.
Pas fjalës së Bashës, Rama ka marrë sërish fjalën e ka thumbuar fort kryetarin e Partisë Demokratike duke i thënë se e ka çuar PD në gropë.
“Natyrisht që nëse nisemi nga premise që 7 herë 7 bëjnë 42, logjika nuk ka lidhje me shifrat që po diskutojmë, por dy gjëra më bëjnë përshtypje, jo se më bëjnë përshtypje, por është kryetari i PD-së, miku im Lulzim, pavarësisht si e ka katandisur PD-në, që edhe si ish-ministër transporti, nuk di se çfarë është taksa e qarkullimit”- tha Rama.
Rama ka thënë se taksa e qarkullimit është një çështje tjetër, dhe tarifa e përdoruesit në Rrugën e Kombit është një tjetër tarifë.
“Së dyti, unë nuk i kam hapur ndonjë gropë Rrugës së Kombit. KLSH-ja thotë se e ke hapur ti, por raporti yt mjekësor bëri që këmbët e tua të përfundonin në një gropë tjetër.
Po vij tek gropa më e fundit, unë nuk i kam hapur gropë partisë sime. Siç mendon dhe vetë Saliu, kjo nuk ka lidhje me xhepat e errët të oligarkëve rusë.
Profesor, u kam thënë një shprehje, që siç thotë Saliu ia ka mësuar gjyshja: Qesh mirë kush qesh i fundit. Mos qeshni me këtë histori, nuk dua t’ju vijë më e hidhur”- tha Rama duke shkaktuar të qeshura në sallë