November 26, 2024

Rama: Nuk i kam thënë unë deklaratat në DW

Kryeministri Edi Rama, ka ndryshuar sërish qëndrim për 613 kg  drogë të kapura pak javë më parë në Durrës. Fillimisht Rama tha se droga u kap nga autoritete shqiptare, por në një intervistë të dhënë për median gjermane ditët e fundit ‘Die Welt, Rama pranoi se droga u kap pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane

Ndërkohë që sot kryeministri Rama ka përgënjeshtruar intervistën e dhënë në mediat e huaja, duke thënë se ai ka vetëm një qëndrim, dhe ai është se droga në Durrës është kapur nga autoritet shqiptare pa asnjë bashkëpunim.

Ja çfarë shkruan rama në Facebook:

Nisur nga intervista ime për “Die Ëelt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com