Përbërësit:
brumë për 3 pica 2 lugë vaj ulliri 1 qepe 225 g kërpudha 2 gota spinaq 1 gotë suxhuk i grirë 425 g gjizë 1/3 gotë djathë parmezan ½ lugë kripë ¼ lugë qimnon ¼ lugë kripë
Udhëzimet:
Ngrohni furrën në 235⁰C, ndajeni brumin e picës në 8 pjesë dhe formësoni në një rreth 20 cm.
Në një tigan ngrohni vajin në temperaturë mesatare, shto qepën, kërpudhat dhe gatuaj për 5-7 minuta derisa perimet fillojnë të zbuten.
Shtoni spinaqin dhe vazhdoni të gatuani për rreth 2 minuta.
Në një enë të madhe përzieni suxhukun e pjekur, gjizën, djathin parmezan, kripën, qimnonin, kripën dhe përzierjen kërpudha-qepë.
Për të bërë picën calzone, vendos përzierjen në mes të brumit dhe mbështillni brumin.
Piqeni për 15-20 minuta deri të marrë ngjyrë kafe të artë.
Preni calzonen në mes para se ta shërbeni.