Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja e cila ka luajtur rolin e Borëbardhës në filmin me të njëjtin titull në vitin e largët 1970 dhe Hirushen një vit më vonë.
Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistojnë të gjitha kohëve. Por ku është sot Borëbardha e famshme?
Zeynep Degirmencioglu ka lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm një vje? kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut. Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi aktoren si një aktore filmi për fëmijë e mrekullueshme.
Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvakl? Göl” dhe “F?rt?na”. Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ay?ecik”. Personazhi i Ay?ecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol.
Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar – “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.