Gisele Bundchen mund të jetë pjesë e shtëpive më të njohura të modës, por në shtëpinë e saj, gjërat janë shumë më ndryshe.
Ajo madje nuk e ka as dollapin me rrobat më të mira dhe më me stil pasi bashkëshorti i saj, Tom Brady, është ai që e ka “dollapin më të mirë”.
“Duhet të shihni dollapët tonë, është me të vërtetë shumë qesharake. Mund të them lirisht se ai e pëlqen modën më shumë se sa unë. Ai ka ndryshuar stilin e flokëve brenda vitit shumë më shumë se sa që unë e kam ndryshuar gjithë jetën time”, ka thënë modelja në një intervistë për revistën WSJ ku e ka përshkruar veten si vajzë sportive.
Ndërsa derisa kur bëhet fjalë për jetën profesionale të Brady, modelja thotë se aty ajo nuk ndërhyn, transmeton Klan Kosova.
“Është vendimi i tij. Nuk do të ishte e ndershme, nëse ndodh ndryshe”, ka thënë Bundchen kur është pyetur nëse bashkëshorti i saj (futbollist amerikan) po e mendon pensionimin.
“Dua që ai të jetë i lumtur. Përderisa ai është i lumtur, do të jetë edhe baba më i mirë, edhe bashkëshort më i mirë. Thjesht dua që ai të jetë i lumtur. Kam shqetësimet e mia, si çdo kush tjetër, pa dyshim”, ka përfunduar ajo.