November 25, 2024

Ministri Kotzias vjen nesër në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të vizitojë ditën e enjte Tiranën.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Kotzias do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në kuadër të marrëveshjes së detit me Greqinë.

Lajmi për vizitën e kryediplomatit grek është konfirmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Marrëveshja e detit me Greqinë shkaktoi një “furtunë” debatesh mes opozitës dhe mazhorancës. Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme, Presidenti Ilir Meta në 19 Mars i dha autorizimin Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati që të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com